Jeni i sëmurë dhe pa leje qëndrim?

Organizata Rostocker Medinetz e.V. ofron asistencë mjekësore falas dhe anonim për refugjatët dhe migrantët pa leje qëndrim.

Në konsultim me ju ne do të përcaktojmë bashkërisht se te cila doktoreshë apo doktor ju mund te shkoni për tu shëruar. Mjekët ju bëjnë kontrollin falas dhe ju trajtojnë pa pagesë – ose të paktën me shpenzime te reduktuara. Nëse është e nevojshme ne do të angazhojmë edhe një përkthyese.Ju mund të na telefononi gjithashtu jashtë orarit të punës. Kur ju telefononi jashtë orarit te punës do t’ju lajmërohet aparati automatik i telefonit (sekretaresh) dhe ju lutem qe te thuani një adresë elektronike ose numrin e telefonit tuaj. Ne do t’ju kontaktojmë ju shume shpejt për t’ju ndihmuar.

Organizata Rostocker Medinetz e.V. dhe partneret tanë respektojnë privatësinë tuaj dhe nuk japin informacione për ju tek organet shtetërore.

E drejta për kujdes shëndetësor është një e drejtë e njeriut – për të gjithë!


Orari i konsultimeve:

Çdo të Martë prej orës 17:00 deri në ora 18:00

Telefoni:
0176-32750299

Adresa:

Ökohaus, Hermannstraße 36, 18055 Rostock